Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e djeshme e ka shpallë ditë zie në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë në Kroaci.
Shumë nga artistët janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të viktimave në Kroaci, shkruan GazetaBlic.
Në mesin e tyre ishin: Capital T, Rina Balaj, Melinda Ademi, Elvana Gjata.

Mirëpo, disa nga artistët tjerë nuk vepruan në të njejtën mënyrë kështu duke u bërë gati dhe duke ju bërë thirrje fansave të jenë të pranishëm në vendin ku do të këndonin.
Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ishte njëra ndër artistet e cila nuk e anuloi koncertin dhe ‘kalli’ atmosferën në kryeqytet.

Njësoj kanë vepruar edhe Lumi B dhe Ledri Vula, edhe pse nuk postuan në rrjetet sociale ata ishin të pranishëm në njërën nga klubet e Prishtinës.
Edhe Kida ishte e pranishme në njërën nga koncertet ku ishte e rrethuar me një numër të madh fansash./GazetaBlic/


