Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, tha se ata u martirizuan që sot të gëzohet liria.
Tutje i pari i shtetit shton se sakrifica e deri të dhënia e jetës do të ketë gjithmonë nderimin nga vendi.
“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më tepër deshën atdheun, ndaj edhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë”, shkroi Begaj në Facebook.
“Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyre i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë. Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!”.