Lajme

Dita e Dëshmorëve, Maqedonci: Motivi ynë për të ardhmen tonë si shtet e si komb

04/18/2024 11:46
nga:Sh R

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqëdonci ka njoftuar se bashkë me kryeministrin, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani me rastin e Ditës së Dëshmorëve.

Maqedonci tha se gjaku i derdhur i këtyre dëshmorëve nuk shlyhet kurrë, andaj për jetë e mot do të jenë udhërrëfyesit në rrugën e shtetndërtimit demokratik.

“Kujtimi për ta është dëshmia e mirënjohjes së pafundme që ndjejmë për kontributin e pashembullt të tyre në çlirimin e atdheut, është e kaluara e lavdishme që nuk harrohet, dhe motivi ynë për të ardhmen tonë si shtet e si komb. Zona operative e Llapit me në krye komandantin Zahir Pajaziti mobilizoi mbarë popullin dhe zgjeroi rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në aksionin për lirinë e vendit. Gjaku i derdhur i këtyre dëshmorëve nuk shlyhet kurrë, andaj për jetë e mot do të jenë udhërrëfyesit tanë në rrugëtimin tonë për shtetndërtim demokratik”, tha Maqedonci në Facebook.

Postimi i plotë: