Lajme

Dita e Çlirimit, Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë të re

06/12/2025 11:05
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar 12 qershorin si një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë të re.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj ka shkruar:

“Kosovë, urime Dita e Çlirimit!

Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.

Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare, në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë.

Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!”