Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës sot i përfundon ultimatum i dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, mbajtën e zgjedhjeve dhe rikthimin të menjëhershëm në procesin e dialogut, raporton Gazeta Blic.
Diplomati amerikan Gabriel Escobar kurrë nuk ka qenë më i qartë dhe më i drejtpërdrejt me shefin e Qeverisë ndaj kërkesa që ka SHBA ndaj kryetarit të Qeverisë, Albin Kurti.
Ky i fundit nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për ultimatum amerikan.
Njëjtë kanë vepruar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Por për ultimatumin e shtetit më të fuqishëm në botë, kryeministri Albin Kurti mund të flas pas pak minutash në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që nis në orën 11:00, ku do t`i mbledhë ministrat.
Pos Kurtit nuk e di askush se si do të veproj ai në kërkesat dhe ultimatumet e SHBA dhe BE-së.
Diplomati i lartë amerikan Gabriel Escobar dje gjatë një takim me gazetarë ka thënë se kushdo që nuk përfill kërkesat e shtetit që përfaqëson do të përballet me pasoja të mëdha.
Ndër të tjera ai ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet ‘me ose pa kryeministrin Kurti’.
Escobar për herë të parë publikisht ka pranuar se raportet SHBA – Kurti janë në pikën më të ulët.
Por pavarësisht kësaj ai tha se miqësia mes dy popujve atij amerikan dhe shqiptar nuk mund të luhatet si pasojë e një individi- duke aluduar kështu në kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Analist politik, shoqëri civile por edhe liderët e partive politike opozitare kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës për veprimet e tij të fundit në Veriun e Kosovës e që Kurti nuk ishte koordinuar me partnerët ndërkombëtar.
Fried: Qeveria e Kosovës abuzoi me besimin e SHBA-së
Bujar Osmani ia dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh
Escobar: S’është kërcënim Asociacioni me standardet e BE-së, çështja e Kosovës është e veçantë


