Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video në llogarinë e saj në “X”, në Ditën Botërore të Autizmit.
Ajo thotë se “ne qëndrojmë me çdo individ me autizëm dhe me familjet, dashuria dhe elasticiteti i të cilave na frymëzon të gjithëvë”.
“Forca, veçantia dhe perspektiva e tyre e pasurojnë shoqërinë tonë në mënyra të fuqishme – duke e bërë atë më të dhembshur, më gjithëpërfshirëse dhe në fund të fundit më të fortë”, ka shkruar ajo.
On this #WorldAutismAwarenessDay, we stand with every individual with autism, and with the families whose love and resilience inspire us all.
Their strength, uniqueness, and perspective enrich our society in powerful ways — making it more compassionate, more inclusive, and… pic.twitter.com/L5wFNDKOZY
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 2, 2025