Lajme

Dita Botërore e Autizmit, Handikos: Promovojmë gjithëpërfshirjen, vlerat dhe mbështetjen për personat autik

04/02/2025 14:06
nga:Sh R

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit, Handikos është bashkuar për të promovuar gjithëpërfshirjen, vlerat dhe mbështetjen për personat që jetojnë me autizëm.

“Duke respektuar dhe krijuar barazi e mundësi për të gjithë, mund të garantojmë një mjedis të sigurt dhe mirëqenie për secilin”, thuhet në njoftimin e Handikosit.

“Me përkushtim, Handikos do të vazhdojë të avokojë e të përfshijë në shërbime sociale fëmijët autik, të cilët pasurojnë shoqërinë tonë”.