Distria Krasniqi ka mbetur pa medalje në Grand Slamin te Baku 2021.
Krasniqi në repesazh për medaljen e bronztë në kategorinë -52 kg, ka humbur ndaj xhudistes ruse Anastasia Polikarpova.
Xhudistja nga Peja në këtë grand slam ka fituar garën e parë ndaj japonezes Nanako Tsubone. Ndërsa në çerekfinale u ndal nga hungarezja Reka Pupp.
Kurse, Krasniqi nuk ka pasur telashe në luftën e parë të repesazhit. Që në nismë të luftës realizoi aksion për “Waza-ari”. Më pas realizoi hedhje për Ippon, për ta mposhtur belgen Amber Ryheul.
Ndërkohë në luftën e dytë të repesazhit humbi nga rusja Anastasia Polikarpova me Ippon në kohën shtesë.
Për Distrinë, kjo ishte gara e parë pas Tokios, ku e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 48 kilogramë.


