Distria Krasniqi kërkon sot një tjetër sukses historik në sportin e xhudos.
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi do të garojë sot në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit, përcjell GazetaBlic Sport.
Krasniqi në katëgorinë deri në 52 kilogramë do të përballet fillimisht me xhudisten, HSU Lin Husan, kurse më pas do të përballet me fituesen e ndeshjes mes Aissahine – Nguyen/Odette, natyrisht nëse e fiton ndeshjen ndaj xhudistes nga Tajepi.
Kosova merr pjesë me katër xhudistë në këtë Botëror dhe do të kërkojë medalje në të gjitha garat ku marrin pjesë.
Përveç Distrias, do të garojnë edhe Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).

/GazetaBlic Sport/


