Sporti

Distria Krasniqi kërkon medaljen e artë, ja kur fillon lufta e saj

06/29/2022 17:05
nga:L J

Distria Krasniqi ka siguruar finalen e madhe në ‘Lojërat Mesdhetare’ dhe i ka siguruar Kosovës medaljen e parë.

Xhudistja, Distria Krasniqi, fitoi gjysmëfinalen me Ana Perez të Spanjës dhe kualifikohet në finalen e kategorisë -52 kg, shkruan GazetaBlic Sport.

Në finale Krasniqi do të përballet me kroaten Ana Viktoria Puljiz.

Ky ballafaqim pritet të fillojë në orën 17:40.

/GazetaBlic Sport