Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është një hap larg medaljes së bronztë në Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Distria arriti ta mposhtë në duelin e parë të repesazhit xhudisten zvicerane,Fabienne Kocher, shkruan GazetaBlic Sport.
Krasniqi fitoi me waz-ari. Xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Puljiz-Giuffrida për medaljen e bronztë.

/GazetaBlic Sport/


