Sporti

Distria Krasniqi fantastike, arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

04/25/2024 14:32
nga:E K

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e eliminoi në çerekfinale kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti ukrainasen Anna Borodina. Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë e më pas konfirmoi fitoren me Ippon, me mbërthim.