Sporti

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

07/26/2024 16:21
nga:E K

Xhudistët nga Kosova pritet të sjellin sërish medalje nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Sonte është hapja zyrtare e Lojërave Olimpike dhe nga Kosova marrin pjesë nëntë sportisë, por sigurisht që vëmendja më e madhe është tek xhudo – nga sporti ku kemi më shumë medalje në këto evente.

Ndeshja e parë e ekipit olimpik të xhudos është ditën e diel, 28 korrik 2024, në ora 10:00 ku do të ndeshet kampionja olimpike, Distria Krasniqi.

Nora dhe Akil Gjakova ndeshen në kategoritë përkatëse të hënën, 29 korrik 2024, 10:00.

Laura Fazliu ndeshet të martën, 30 korrik 2024, 10:00 dhe Loriana Kuka ndeshet të mërkurën, 01 gusht 2024, 10:00.

Kujtojmë që këto Lojëra Olimpike do të mbahen nga data 26 korrik deri më 11 gusht në Paris të Francës.