Sporti

Distria Krasniqi e Donjeta Sadiku nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike

07/26/2024 18:34
nga:E K

Komuniteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se xhudistja, Distria Krasniqi dhe boksierja, Donjeta Sadiku nuk do të marrin pjesë në cereemoninë hapëse të Lojërave Olimpike.

Ato nuk do të marrin pjesë për të qenë më të pushueshme në momentin që do të garojnë.

KOK do të marr pjesë me 11 anëtarë, aq sa ishte numri i lejuar për ekipin kosovar.

Ekipit në ceremoni i prijnë flamurmbajësit: Xhudistët Nora e Akil Gjakova, ndërsa anëtarë tjerë janë edhe sportistët, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, trajnerët Astriti Haliti e Adnan Demaliaj, shefi I misionit, Jetoni Rudari dhe press attache, Kushtrim Krasniqi.