Sporti

Distria Krasniqi do të përballet me Odette Guiffrida në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos

04/16/2026 11:16
nga:L J

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në kategorinë -52 kg, pasi mposhti polaken Aleksandra Kaleta në çerekfinale.

Në gjysmëfinalen e madhe të Tbilisit, Krasniqi do të përballet me Odette Guiffrida, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi në të kaluarën ka pasur 12 duele me italianen, ku ka fituar 8 prej tyre, ndërsa ka humbur katër.

Ballafaqimi për finale pritet të zhvillohet pas rreth 45 minutave.

/GazetaBlic Sport