Lajme

“Diskutim i hapur dhe serioz”, Lajçak jep detaje për takimin me Vuçiqin- Çfarë u bisedua?

10/17/2022 17:21
nga:Genita C

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Pata bisedë serioze për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak përmes Twitterit tha se me të pati një “diskutim të hapur dhe serioz”.

“Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqn rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai.

Lajçak tha se energjia dhe targat ishin kryetemat që u diskutuan.

“Energjia dhe targat ishin lart në axhendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje”, shkroi Lajçak, duke shtuar se për ca detaje ka folur edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.