Edhe pse sot ka filluar të hyjë në fuqi marrëveshja për targat, në Jarinjë akoma nuk është larguar ndonjë kamionë me zhavorr që ishte i stacionuar për të bllokuar qarkullimin e automjeteve nga Serbia për në Kosovë.
Atje nga mëngjesi i hershëm janë vendosur edhe pjesëtarë të KFOR-it italianë për të monitoruar situatën.
Po ashtu, kanë hyrë në këmbë edhe disa udhëtarë që kanë ardhur me autobus nga Serbia për në Kosovë.