Euro2024

Disa tifozë të Anglisë u larguan herët nga stadiumi, nuk shijuan rikthimin magjik të kombëtares së tyre

07/01/2024 12:15
nga:Lorik J

Anglia mundi Sllovakinë 2-1 pas kohës shtesë për të arritur në çerekfinale të Euro 2024. Tre Luanët ishin në disavantazh deri në minutën e 95-të kur Jude Bellingham barazoi me një goditje mahnitëse me gërshërë.

Pavarësisht pengesave, Southgate nuk ndryshoi asgjë në pjesën e parë dhe në minutën e 90-të bëri vetëm dy ndryshime, ndërsa të tretin e përdori në kohën e fundit një minutë para golit të Bellingham kur në lojë hyri Ebrechi Eze. Në fund gjithçka përfundoi mirë për anglezin dhe tifozët që ndodheshin në stadium patën një moment për t’u kujtuar.

Është e rrallë të shohësh një gol me gërshërë dhe shumë më rrallë që është një gol i kombëtares në kohën shtesë për të shpëtuar dhe për të qëndruar në Europian. Në fakt, goli i Bellingham është vetëm goli i tretë me gërshërë në historinë e Euros. Para tij, Antonio Conte realizoi për Italinë kundër Turqisë në 2000 dhe Xherdan Shaqiri për Zvicrën kundër Polonisë në 2016.

Por disa tifozë të Anglisë që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, kanë paguar udhëtimin dhe biletat, nuk e kanë parë fare atë gol. Të mërzitur nga paraqitja e dëshpëruar e kombëtares së tyre, ata u larguan nga stadiumi para fundit. Dy tifozë kanë bërë thirrje tashmë për shkarkimin e trajnerit, duke komentuar se ndeshja ishte e tmerrshme – derisa ata nuk e kishin idenë se Anglia kishte shënuar.

Ata u përpoqën të riktheheshin në tribuna, por sipas rregullave, kjo ishte e ndaluar dhe kështu nuk u lejuan të riktheheshin në Feltin Arena për kohën shtesë, në të cilën skuadra e Gareth Southgate përfundoi përmbysjen e plotë me një gol të Harry Kane.