Disa njerëz janë vrarë të martën në një sulm me të shtëna me armë në qytetin Graz të Austrisë, njoftuan autoritetet.
Policia austriake tha se oficerët policorë shkuan në shkollë pasi u dëgjuan të shtëna me armë atje.
Ministria e Brendshme e Austrisë tha se ka disa viktima, por nuk e tregoi numrin e saktë të tyre.
Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo se kush mund të jetë autori i sulmit.
Edhe Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit. Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se operacioni është në zhvillim e sipër dhe se ai përfshin edhe një helikopter.
Graz, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.


