Lajme

Disa të rinj protestojnë në përkrahje të Palestinës, kërkojnë nga Qeveria të ndryshojë qëndrim

02/15/2024 12:47
nga:N K

Një grup të rinjsh kanë protestuar para Teatrit Kombëtar në përkrahje të Palestinës. Ata kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të që të ndryshojë qëndrim sa i përket luftës atje.

Ata kanë mbajtur në duar flamuj të shtetit palestinez dhe disa pankarta ku kërkohet “drejtësi për Palestinës”.

“Bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje”, ishte një pankartë tjetër. Asnjëri nga protestuesit nuk ka dashur të prononcohet për media.