Lajme

Disa të rinj braktisin këtë parti politike, e i bashkohen Daut Haradinajt në garën për Prishtinë

10/07/2021 21:21
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, po vazhdon me aktivitetin e tij zgjedhor.

Kësaj radhe Haradinaj, ka takuar një grup aktivistësh e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës nga fshati Bardhosh, të cilët prej tani e tutje i bashkohen vizionit të Daut Haradinaj, thuhet në një njoftim të lëshuar për media nga AAK.

“Sonte e prita një grup të fshatit Bardhosh që ju bashkuan ekipit tonë E para Prishtina.
Këtij fshati pa infrastrukturë elementare dhe i braktisur nga gjitha qeverisjet e kaluara, do t’i kthehet shpresa”, thuhet në njoftim.