Rivaliteti midis Rafael Nadal dhe Novak Djokovic është një nga më interesantet në historinë e tenisit dhe ndoshta rivaliteti më i madh i dekadës së fundit.
Ata tani do të takohen sërish sonte në çerekfinalen e French Open 2022.
Cilat janë 10 gjërat që duhet t’i dini për super ndeshjen Nadal-Djokovic që luhet sonte?
Ky do të jetë takimi i tyre i 59-të në karrierë.
Djokovic kryeson ballë për ballë në përgjithësi, 30-28. Ata janë takuar të paktën një herë në vit në 17 vitet e fundit, që nga takimi i tyre i parë në karrierë në çerekfinalet e Roland Garros në 2006. Nadal e fitoi atë, pastaj vazhdoi të fitojë edhe titullin.
Është takimi i tyre i 10-të në Roland Garros, më së shumti takime mes dy meshkujve në Roland Garros në “Open Era”.
Nadal kryeson në Roland Garros, 7-2. Spanjolli kryeson gjithashtu 2-1 në US Open – ndërkohë, Djokovic kryeson 2-0 në Australian Open dhe 2-1 në Wimbledon.
Megjithatë, Djokovic ka fituar 2 nga 3 takimet e fundit në Roland Garros. Në tre takimet e fundit në këtë eveniment, Djokovic fitoi në çerekfinalen e 2015 (7-5, 6-3, 6-1), Nadal fitoi në finalen e 2020 (6-0, 6-2, 7-5) dhe Djokovic fitoi në gjysmëfinalen e 2021, që në fakt është hera e fundit që ata luajtën diku (3-6, 6-3, 7-6 (4), 6-2).
Djokovic është gjithashtu i vetmi që mundi Nadalin dy herë në Roland Garros dhe i vetmi që e mundi atë në sete të drejtpërdrejta. Humbja e vetme tjetër e Nadalit në rekordin e tij 109-3 në karrierën e tij në French Open i erdhi nga suedezi Robin Soderling në katër sete në 2009, 6-2, 6-7 (2), 6-4, 7-6 ( 2).
/GazetaBlic Sport


