Sulmuesi i Milant, Rafael Leao po kalon në një moment të jashtëzakonshëm në Serie a.
Sipas AS, 22-vjeçari portugez ka shënuar 11 gola dhe shtatë asistime deri më tani dhe ka qenë një nga figurat kryesore në skuadrën e Stefano Piolit, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo bën që të zgjojë interesimin e disa skuadrave, përkatësisht Arsenal, Manchester City, Atletico Madrid, Dortmund, Newcastle ndër të tjera.
Milani është i vetëdijshëm për këtë situatë dhe do të jetë i interesuar të rinovojë kontratën e tij edhe për dy sezone të tjera, pra deri në vitin 2026.

/GazetaBlic Sport/


