Sporti

Disa skuadra të interesuara, cila do të jetë e ardhmja e kapitenit Kryeziu?

06/07/2023 19:36
nga:Mergim Rreci

Malisheva e drejtuar nga Bylbyl Sokoli arriti objektivin e madh, duke siguruar qëndrimin në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Kapiteni i kësaj skuadre, Dren Kryeziu ishte një nga figurat kryesore të klubit në edicionin që shkoi, duke qenë një siguri e madhe në mbrojtje.

Megjithatë, me përfundimin e sezonit, ka përfunduar edhe kontrata mes palëve. Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ka disa skuadra që janë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij, duke dashur që ta shfrytëzojnë mundësinë e transferimit të tij si futbollist i lirë.

Por, të njëjtat burime tregojnë se interesi primar i tij është qëndrimi tek skuadra ku luan për vite me radhë, duke besuar se do të ketë një marrëveshje të re.

Kujtojmë se Kryeziu ishte absolutisht në mesin e mbrojtësve më të dalluar në Superligë.

/GazetaBlic Sport/