Lajme

Gjendja në disa shkolla të Ferizajt, e mjerushme, ngjajnë me deponi mbeturinash!

09/17/2024 15:24
nga:Y I

Kryetari  i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje të disa prej shkollave të këtij qyteti.

Në pamjet e publikuara shihen deponi mbeturinash pranë këtyre objekteve.

Azemi në reagimin e tij thotë se kjo gjendje e krijuar pamundëson arsimin cilësor.

“Këto janë shkolla midis Ferizajit. Fatkeqësia është se më shumë se me institucione arsimore, ato ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash. Infrastruktura shkollore e tillë pengon e pamundëson mësimin cilësor, por siç duket një qeverisje e betonit nuk e ka mendjen të nxënësit dhe arsimimi i tyre. Qyteti jonë meriton më mirë” shkruan Azemi raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: