Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se në vend gjatë kësaj kohe janë raportuar disa raste të dhunës në familje.
Nga raporti është bërë e ditur se rastet janë raportuar të kenë ndodhur Prishtinë, Pejë, Malishevë dhe Rahovec.
Po ashtu është njoftuar se janë arrestuar disa persona.
Raporti i PK-së:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 20.01.2025-22:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht ankuesin mashkull kosovar. Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 19.01.2025-NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 30.12.2024-NN. Më 20.01.2025 është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec 19.01.2025, 16:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.