Fit&Sexy

Disa prej ushqimeve që janë më të pasura me kalium sesa bananet

09/30/2021 10:04
nga:G C

Kaliumi ndihmon me shumë procese në trup, përfshirë rregullimin e ujit brenda dhe jashtë qelizave, dërgimin e sinjaleve nervore dhe kontrollin e kontraktimeve të muskujve, shpjegojnë ekspertët.

Gjithashtu ai ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe osteoporozën.

Të gjithëve ju shkon mendja tek bananet kur përpiqen të konsumojnë kalium. Megjithatë, një banane e vetme përmban vetëm 9 % të vlerës ditore për kalium.

Ka kaq shumë ushqime të tjera, që janë të bollshme me kalium, si këto më poshtë:

Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, të domosdoshme për shëndetin e syve dhe të lëkurës.

Ato gjithashtu janë të mbushura me fibra të shëndetshme për zemrën.

Një patate e ëmbël me madhësi mesatare, përmban 12 % të nevojave tuaja ditore për kalium.

Spinaqi
Spinaqi është i ulët në kalori, i lartë në fibra dhe i mbushur me acid folik.

Ai është gjithashtu i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të cilat mbështesin shëndetin e syve.

Vetëm 3 gota spinaq, përmbajnë 12 % të nevojave ditore për kalium.

Fasulet
Fasulet nuk janë vetëm të pasura me proteina dhe fibra me bazë bimore, por një filxhan me fasule përmban midis 14 dhe 18 % të nevojës ditore për kalium.

Kajsitë
Kajsitë e thata janë një meze e lehtë e shijshme, ato përmbajnë rreth 10 % të vlerës ditore për kalium.

Shegët
Shegët japin përfitime shëndetësore për zemrën, përmbajnë shumë antioksidantë dhe fibra.

Ato përmbajnë në mbi 14 % të nevojës ditore për kalium.