Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e enjte rreth orës 21:15, ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar.
Disa persona kanë hyrë për të vjedhur në një shtëpi në fshatin Nobërgjan të Pejës me datë 13 maj.
Aty ka mbetur i plagosur një person, i cili ishte qëlluar me armë zjarri nga disa persona të maskuar.
Të dyshuarit kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij për të vjedhur.
Më poshtë raporti i plotë:
Fsh. Nobërgjan, Pejë, 13.05.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë). Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.
LEXO EDHE:
Problemet shëndetësore gjatë ngasjes shkaktuan aksidentin, vdes një person