Sporti

Disa nga statistikat kryesore para ndeshjes, Inter – Milan

05/16/2023 14:27
nga:Mergim Rreci

Super spektakël sonte në Ligën e Kampionëve.

Interi dhe Milani përballen në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2 me 0 në të mirë të ‘Neruazzurëve’, të cilët kanë avantazh të madh dhe janë favoritë për të kaluar në finalen e madhe.

Megjithatë, Milani ka dëshmuar në të kaluarën që është një skuadër e madhe në këtë kompeticion dhe kërkon përmbysjen e madhe, duke shpresuar që edhe njëri nga futbollistët më të rëndësishëm, Leao të jetë gati pas lëndimit që e pësoi para dy javësh ndaj Lazios.

Këto janë disa nga statistikat kryesore para këtij takimi:

  • Interi ka fituar shtatë ndeshje radhazi në të gjitha garat.
  • Interi ka fituar 10 nga 15 derbit e fundit kundër AC Milan.
  • AC Milan ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
  • Edin Dzeko ka shënuar në tre nga katër ndeshjet e tij të fundit kundër AC Milan.

/GazetaBlic Sport/