Jeta e të famshmëve gjithmonë na kuriozon. Lexojmë rreth tyre, ama jo të gjitha i dimë.
Më poshtë i sjellim disa nga faktet interesante të vip-ave.
Christopher Walken ishte trajner luani: Kur ishte 16 vjeç punoi gjatë verës si trajner luanësh.

Kate Middleton dhe William: Dasma e Kate dhe William theu rekorde shikueshmërie në Live Stream ndaj edhe u fut në librin Guinness.

Oprah Winfrey në të vërtetë quhet Orpah dhe e ka marrë emrin nga Bibla.

Shakira është mbretëreshë Facebook-u është e para që ka arritur 100 milionë pëlqime në këtë rrjet sociale.

Gary Oldman, aktori më i mirë britanik nuk e fitoi të drejtën për të studiuar në Royal Academy of Dramatic Art. Megjithatë ai e kishte ëndërr aktrimin, e ndoqi dhe u bë aktor.

Walt Disney u nominua 59 herë në Oscar që është record.

Matt Damon dhe Ben Afleck– Aktorët, përveçse miq të mirë janë edhe kushërinj të largët.

Reklama me Brad Pitt: Malajzia hoqi një reklamë të Toyota-s ku Brad Pitt ishte protagonist, sepse ai është aq i bukur sa populli i këtij vendi do ndihej inferior./GazetaBlic/



