Lajme

Disa nga mënyrat efektive për t’u mbrojtur nga Omicron

01/06/2022 22:16
nga:Y I

Varianti Omicron i koronavirusit është përhapur në shumë vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pas hulumtimeve të shumta ka arritur në disa përfundime të caktuara rreth variantit të ri të Omicron, i cili tashmë është i pranishëm në 63 vende.

Pavarësisht se ende nuk ka prova të mjaftueshme për natyrën e Omicron, OBSH sqaron disa nga hapa standarde për tu mbrojtur nga ky variant i ri.

Sipas OBSH mënyra më e sigurt është të ndryshojmë sjelljen dhe masat individuale.

Përkatësisht duhet vazhdimit të përdoret maska si edhe të merret doza e vaksinës kundër COVID.

‘Mutacioni Delta është ende rrezik për momenti. Omicron është një kërcënim i pasigurt’, është shprehur Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA, i cili theksoi se pavarësisht se është i ri si variant tashmë mjekët janë më të përgatitur kundër tij.

Një tjetër ekspert shprehet se lëvizshmëria e qytetarë dhe qëndrimin në ambiente të mbyllura do të rritet, dhe për këtë duhet domosdoshmërisht të realizohet administrimi i dozës së tretë.

‘Përqendrimi në ambiente të mbyllura do të rrite. Duhet të realizohet administrimi i dozës së tretë pasi ofron një rritje të antitrupave. Por edhe nëse antitrupat nuk do të ketë shumë efekt kundër mutacionit Omicron , atëherë përqendrimi i tyre mund të mbrojë kundër mutacionit Delta.

Gjithashtu përveç masave individuale, ajrosjes mirë të ambienteve të brendshme, një masë po shumë e rëndësishme është edhe kryerja e testeve. Kjo procedurë rekomandohet për personat të cilat mund të shfaqin simptoma të dyshimta, por edhe për ata që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.

Policia konfiskon tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë