Sporti

Disa ndeshje intersante sonte në Serie A, në fushë zbresin Milani dhe Juventusi

09/22/2021 09:05
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen ndeshjet e tjera të xhiros së pestë në Serie A.

Në fushë do të zbresin Milani dhe Juventus, me të dyja skuadrat që vijnë nga një ndeshje të luajtur mes tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus luan në ora 18:30 ndaj Spezias, me “Biankonerët” që kërkojnë fitoren e parë në Serie A.

Në anën tjetër, Milani e pret Venezian në “San Siro”. “Rossonerët” po tregojnë paraqitje shumë pozitive në ndeshjet e para të kampionatit dhe do të synojnë që edhe sonte të vazhdojnë me fitore.

Ky takim zhvillohet në ora 20:45, kurse ndeshjet e tjera janë këto: Salernitana – Verona dhe Cagliari – Empoli.

/GazetaBlic Sport/