Skuadra e PSG’së do të takohet sonte me Leipzig në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Klubi francez ka njoftuar për gjendjen e lojtarëve para këtij dueli, përcjell GazetaBlic Sport.
Leandro Paredes pësoi një dëmtim të kofshës në ndeshjen e fundit të luajtur për Argjentinën. Ai nuk pritet të luajë nesër.
Neymar Jr ka pasur probleme që kur u kthye nga garat me ekipin kombëtar dhe do t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm në ditët e ardhshme para se të kthehet në stërvitjen e ekipit.
Sergio Ramos do të vazhdojë seancat e tij individuale me stafin mjekësor në ditët në vijim me synimin për ta parë atë të kthehet në stërvitje me grup.
/GazetaBlic Sport/


