Showtime

Disa muaj pas ribashkimit, ndahet sërish çifti i njohur

11/22/2022 11:17
nga:G C

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë pas një romance dy vjeçare. Modelja 27 vjeçare dhe basketbollisti 26 vjeçar u ndanë miqësisht muajin e kaluar me ‘dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por kanë vendosur të përqendrohen në karrierën e tyre përkatëse’, raporton People.

Një burim tha: “Të dy kanë orare tepër të ngarkuara tani me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë këtë një prioritet. Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën.”, tha burimi duke shtuar se vendimi për ndarje ishte i ndërsjellë për të dyja palët.

Kujtojmë që dyshja u nda dhe në qershi por e rindezën romancën e tyre në gusht. Kendall dhe Devin fillimisht u panë së bashku në maj të 2018-ës, por në atë kohë, të dy po dilnin me njerëz të tjerë dhe ishin thjesht në marrëdhënie miqësore. Dy vitemë vonë, nisën ta shihnin njëri-tjetrin më shumë se sa miq.