Lajme

Disa ministra të Qeverisë Kurti nën hetime: “Të shkarkohen nëse shpallen fajtor nga gjykata”

07/21/2023 15:55
nga:Mergim Rreci

Analisti politik Arbnor Sadiku, ka folur rreth ministrave, të cilët janë nën hetime në qeverinë e tanishme. Ai tha se nuk është e nevojshme të shkarkohen nëse nuk janë shpallur fajtor nga gjykata, raporton GazetaBlic.

Ai për GazetaBlic tha se ministrat që janë nën hetime, nga gjykata duhet të shkarkohen vetëm nëse ka ndonjë vendim nga gjykata:

“Mendimi im është se përderisa nuk ka ndonjë ngritje aktakuze nga prokuroria dhe për më tepër nuk janë shpall fajtor nga gjykata, konsideroj, se nuk ka nevojë të shkarkohen, përveç nëse ndodh e kundërta”, tha Sadiku.

Ndryshe, disa nga ministrat e Qeverisë Kurti janë nën hetime nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë edhe disa ministra të Qeverisë Kurti janë nën aktakuza.

Tash e sa kohë në opinion i është kërkuar kryeministrit Kurti që ta formatizojë kabinetin qeveritar për shkak edhe të performances së ministrave./ Gazeta Blic

 

Të paktën pesë ministra dhe një zëvendësministër në Qeverinë Kurti po hetohen nga Task Forca