Fshatrat Bec, Bordosan, Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë të Gjakovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti në gypa të ujit.
Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” përmes një postimi në Facebook ku kanë njoftuar se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë për sanimin e këtij defekti.
“Ju njoftojmë se është paraqitur një defekt në gypin fi 350 në fshatin Bec. Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt jane fshatrat; Bec,Bordosan,Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë. Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, deri atëher kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës”, thuhet në njoftimin e tyre.