Kryediplomatja e BE-së i ka quajtur pretendimet e Moskës se Ukraina ka shënjestruar vendet e qeverisë ruse një “shpërqendrim të qëllimshëm” dhe një përpjekje për të prishur procesin e paqes, ka raportuar BBC.
Komentet e Kaja Kallas në mediat sociale duket se janë një referencë për pretendimin e Kremlinit se Ukraina ka tentuar një sulm me dron në njërën nga rezidencat e Vladimir Putinit.
“Askush nuk duhet të pranojë pretendime të pabaza nga agresori i cili ka shënjestruar pa dallim infrastrukturën dhe civilët e Ukrainës”, shkroi Kallas në mediat sociale.
Më parë këtë javë, Moska akuzoi Ukrainën për shënjestrimin e shtëpisë private të Putinit në liqenin Valdai në veriperëndim të Rusisë.


