Anëtari i Kongresit të Deputetëve në Spanjë, Francisco J. Contreras, e ka cilësuar intervenimin e NATO-s në Kosovë më 1999-ën si formë parandalimi të gjencodit të shkaktuar në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.
Contreras këto deklarime i ka bërë në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke polemizuar me një nga replikuesit lidhur me çështjen e rolit të NATO-s në botë.
“Ndërhyrjet e NATO-s në Jugosllavi u bënë për të ndaluar gjenocidin kundër boshnjakëve (1995) dhe për të parandaluar përsëritjen e një gjenocidi tillë në Kosovë (1999)”, ka shkruar ai.
Diplomati spanjoll, më tej, ka thënë se janë Rusia dhe Kina që mund të mendojnë se kanë superioritet politik, por jo edhe NATO.


