Shkruan: Rrezarta Krasniqi
Zv/Kryeministri Besnik Bislimi dhe ministjra e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e mbyllen vitin 2023 pa asnjë të arritur në fushën e diplomacisë.
Për rrjedhojë as nuk e mbajtën konferencën e fundivitit, sepse nuk kishin çfarë të prezantonin si arritje, përveç skandaleve dhe abuzimit me paratë e qytetarëve.
Lista e dështimeve është shumë e gjatë:
❌ Asnjë njohje e re për Pavarësinë e Republikës së Kosovës
❌ Asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare
❌ Mungesë e transparencës në dialog
Në vend se të punohej në avancimin e vendit dhe fuqizimin e pozicionit në arenën ndërkombëtare, ky pushtet shfrytëzoi terë potencialin shtetëtror për të kënaqur apetitet personale duke abuzuar edhe me paranë publike, si rasti me kontratën e Gani Jakupit, të cilit i ndahen 7500 euro si pagë mujore.
Si pasojë e keqqeverisjes Kosova këtë vit u përjashtua edhe nga nga
“Defender Europe 23” e me vonë mori edhe disa masa kufizuese nga BE-ja, ku u bllokuan edhe disa projekte në vlerë prej 295 milionë eurove, para këto që e kanë demtuar mjaftë shumë ekonominë e vendit.
Ndërkohë, sot pash se kryediplomatja ishte në Vushtrri për të bërë fushatë politike, duke harruar rolin e lobimit për njohje dhe fuqizim të vendit në arenën ndërkombëtare.
Mbrapshtë e kanë nisur e mbrapshtë po e mbyllin. Fatkeqësi për popullin dhe shtetin që e kanë kthyer me dekada mbrapa.