Sporti

Dior Zabërgja vazhdon kontratën me Arbërinë, pjesë e kësaj skuadre edhe për edicionin tjetër

07/24/2021 16:20
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i njohur kosovar, Dior Zabërgja kishte lajmëruar se nuk ishte më pjesë e ekipit të Arbërisë dhe se do të ndryshonte ambient për edicionin e ardhshëm.

Kontrata e tij kishte skaduar dhe njoftimin e bëri në rrjetin social “Facebook”. Megjithatë, burime të GazetaBlic Sport mësojnë se ai do të vazhdojë përsëri me “Stuhinë e Kuqe” dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe për sezonin tjetër.

Dior Zabërgja për 2 sezone ishte pjesë e Arbërisë dhe ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.