Sporti

Dior Zabërgja largohet nga Arbëria

12/26/2021 17:12
nga:Lorik J

Skuadra e Arbërisë ndodhet në mesin e shumë problemeve aktualisht, të cilat kanë lindur së fundmi pas përfundimit të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit.

E falë problemeve me privatizim dhe gjërave të tilla, klubi nga Dobraja e Lipjanit ka filluar të ketë probleme edhe me lojtarë – pasi disa prej tyre mund të largohet nga klubi pas zhvillimeve të fundit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Dior Zabërgja, mesfushori i njohur kosovar do të largohet nga klubi i Arbërisë.

Zabërgja do të largohet nga klubi simpatik pas problemev të fundit që janë shfaqur.

Vaki kosovare/ Arbëria mbetet në fatin e fshatarëve, largohet donatori kryesor, lojtarët mbeten pa paga – tani klubi rrezikon të mbetet pa futbollistë

Vlen të theksohet se Zabërgja është në bisedime me disa skuadra, ku para fillimit të sezonit pranveror edhe do të vendos për të ardhmen e tij.

Ai ishte futbollisti kyç tek Arbëria në pjesën e parë të stinorit, ku luajti në të gjitha duelet dhe shënoi 6 gola e 2 asistime, duke qenë kështu edhe golashënuesi i ekipit.

Më poshtë mund të shihni edhe dy golat më të mirë të tij:

/GazetaBlic Sport