Diogo Jota pranon se ishte i tronditur nga vendimi i Klopp për t’u larguar nga Liverpool në fund të sezonit.
“Ishte një tronditje për të gjithë, ky është realiteti. Nuk mendoj se ka pasur njeri në dhomat e zhveshjes që priste të dëgjonte lajme të tilla, kryesisht sepse ky sezon po shkon shumë mirë. Por ja ku është, nuk na takon neve ta marrim atë vendim, thjesht ta pranojmë. Do të jetë problem më vonë”, ka thënë ai duke folur për DAZN Portugal.
“Këtë sezon kemi ende shumë për të luftuar. Prandaj, ne duhet të jemi të fokusuar në atë që duhet të bëjmë në fushë dhe gjithashtu, në një farë mënyre, ta bëjmë trashëgiminë e tij më të mirë me disa trofe. Kjo është ajo që ne duam, ashtu siç donim para se të shpallte vendimin, sepse padyshim që ne gjithmonë duam të fitojmë”, ka shtuar ai.
/GazetaBlic Sport