Roma po i shton negociatat me Manchester United për të nënshkruar me Diogo Dalot në huazim me një opsion blerjeje që mund të bëhet një detyrim për një total prej 16.5 milionë euro.
Do të ishte një ribashkim me Jose Mourinhon, i cili ishte në krye të United kur Dalot u transferua nga Portugalia, transmeton GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Milani dhe nuk e bëri lëvizjen e përhershme, por nuk ka pasur shumë minuta tek Manchester United.
Sipas Corriere dello Sport, Dalot është shumë afër një transferimi në Serie A pas asaj eksperience pozitive në San Siro.
Do të ishte një marrëveshje huazimi për 1.5 milionë euro në afatin kalimtar të janarit me opsion blerjeje për 15 milionë euro të tjera.
Raporti thotë se do të përfshijë një klauzolë që e bën detyrim blerjen nëse Dalot do të bashkojë një numër të caktuar paraqitjesh në fanellën e Romës.
/GazetaBlic Sport/


