Hajduk Split humbi 0:1 nga Dinamo në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë dhe menjëherë pas ndeshjes tifozët e Hajdukut u futën në fushë. Torcida është nisur drejt pjesës së stadiumit ku ndodhen tifozët e Dinamos, por intervenuan menjëherë policët. Megjithatë, një pjesë e stadiumit është dëmtuar.
Fotot pas tërbimit pas disfatës tregojnë dëmet e pësuar në stadiumin e Splitit.
Tifozët thyen karriget dhe i hodhën në pistën ngjitur me fushën, të tërbuar nga disfata dhe pas përplasjes me policinë. Policia e ndërhyrjes ka rrethuar me sukses tifozët e Hajdukut në fushë, por konflikti ka vijuar në tribuna.
/GazetaBlic Sport/
03.04.2024🇭🇷Hajduk Split – Dinamo Zagreb, Torcida storm pitch after game against Dinamo https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/bfNcqLArFM
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) April 3, 2024