Sporti

Dinamo e Zagrebit shpallet kampion i Kroacisë për herë të 24-të në histori, tifozët i vënë flakën stadiumit

04/30/2023 23:55
nga:Lorik J

Dinamo Zagrebit i ka mjaftuar një pikë në transfertë ndaj Hajdukut të Splitit për ta fituar matematikisht titullin kampion në Kroaci.

Ndeshja Hajduk Split – Dinamo Zagreb përfundoi pa gola ditën e stome, teksa për gjigantin kroat është titulli i 24 i fituar në histori të klubit. Për Dinamon deri vonë në sezonin aktual është aktivizuar edhe mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi.

Ai ishte edhe kapiten i Dinamos, por në mars vendosi t’i bashkohet skuadrës elitare të Japonisë, Beijing Guoan. Për sa i përket sezonit aktual në elitë e futbollit kroat, në 32 ndeshje, skuadra nga Zagrebi ka arritur të sigurojë 71 pikë plot 12 më shumë se Hajduku i vendit të dytë.

Vlen të theksohet se atmosferë elektrizuese në ndeshjen e sotme kanë krijuar edhe tifozët e Dinamos së Zagrebit, që për një çast i kanë vendosur flakën stadiumit.