Sporti

Dinamo e Tiranës e interesuar për shërbimet e Stivi Frashërin

05/28/2023 22:29
nga:L J

Stivi Frashëri pritet të jetë largimi i mundshëm nga Ballkani në këtë merkato.

Portierit të Ballkanit i skadon kontrata me klubin nga Suhareka tani dhe tashmë ai mund të largohet nga klubi suharekas.

GazetaBlic Sport mëson se për portierin e Ballkanit është interesuar skuadra shqiptare, Dinamo nga Tirana.

Klubi nga kryeqyteti i Shqipërisë pëlqen portierin, Stivi Frashëri dhe mund të bëjë ofertë për lojtarin.

Deri tani s’ka diçka konkrete, mirëpo Dinamo Tirana me ngjitjen në Kategorinë Superiore duhet të përforcojë ekipin dhe Frashëri mund të jetë opsion për ta.

/GazetaBlic Sport