Sporti

Dinamo e Ilir Dajës merr fitore të madhe ndaj Vllaznisë

05/16/2026 21:09
nga:Mergim Rreci

Dinamo ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë në “Final Four” të Superiores, duke triumfuar me rezultatin 0-2 në stadiumin “Air Albania”. 

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 77’, kur mesfushori nigerian Ayodeji Malomo dërgoi topin në rrjetë pas një ndeshje të luftuar. Më herët, shkodranët mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë për Melos Bajramin.

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 96’, kur James shfrytëzoi një kundërsulm perfekt, ndërsa portieri Jukaj ishte ngjitur në sulm për të kërkuar barazimin.

Me këtë sukses, Dinamo shkon në kuotën e 27 pikëve dhe rikthen plotësisht garën për titullin kampion në Superiore.

/GazetaBlic Sport/