Dinamo Zagreb fitoi 4:1 ndaj kampionit sllovak, Slovan Bratislava në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Me fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, Dinamo arriti 7 pikë në katër ndeshje dhe aktualisht mban vendin e 14-të, që të çon në fazën “play-off”.
Deri në fund të fazës së grupeve i kanë mbetur edhe katër ndeshje. Në shtëpi do të luajnë kundër Borussia Dortmund, Celtic dhe Milan dhe do të vizitojnë Arsenalin në Londër.
Pas fitores së madhe në Bratislavë, Dinamo bëri të ditur se të gjitha biletat në Maksimir janë shitur për duelin ndaj Borussias. Ndeshja do të luhet më 27 nëntor.
/GazetaBlic Sport