Sporti

Dinamo Batumi – Tirana, formacionet zyrtare

07/20/2023 17:59
nga:Mergim Rreci

Tirana luan sot në Gjeorgji ndaj Dinamo Batumi ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës.

Ekipi kryeqytetas, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, do të kërkojë që të sigurojë një fitore në transfertë në një sfidë mjaft interesante.

Për kryeqytetasit, ka dy ndryshime në formacion në krahasim me sfidën e parë të luajtur në Trinë. Jashtë formacionit janë lënë Deliu dhe Mici, për t’i bërë vend Lushkjes dhe Përgjonit. I pari ishte ai i cili barazoi shifrat në fund të ndeshjes së parë, me asistin pikërisht nga mbrojtësi.