Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ftohta polare. Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave.
Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.
Sipas Prishtina Weather në ditën e mërkurë pritet të jetë shumë ftohtë, e kryesisht me vranësira.
Temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në minus 10 gradë celsius derisa maksimalet deri në 1 gradë celsius.